Policia ndalon Devi Mukën, asnjë arrestim por vetëm shoqërime. Partizani proteston

Policia ndalon Devi Mukën, asnjë arrestim por vetëm shoqërime. Partizani proteston

382
0
Shares

Dhuna në derbi, shoqërohet drejtori teknik i Tiranës, Muka dhe 9 tifozë

Të paktën 10 tifozë u shoqëruan në polici mes tyre edhe drejtori teknik i Tiranës, Devi Muka fill pas derbit Tirana-Partizani që u mbyll 2-2 në stadiumin Selman Stermasi.

Sipas burimeve, është shoqëruar Dejvi Muka, ish-mesfushori i Tiranës që aktualisht mban postin e drejtorit teknik të klubit.

Gjithashtu, bashkë me të janë shoqëruar edhe 9 tifozë. Pas përfundimit të ndeshjes ka patur përplasje dhe rrahje në fushë mes lojtarëve dhe stafeve teknike.

Klubi i Partizanit pretendon se disa përfaqësues të tij janë goditur nga drejtori teknik Dejvi Muka dhe disa tifozë të tjerë.

Klubi i Partizanit ka denoncuar dhunën brenda në fushë përmes një deklarate. Djemtë e “Petrit Dumës” ankohen për faktin se disa tifozë të partizanit po mabhen në ambientet e policisë.

“Klubi reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana – Partizani. Në ambjentet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit.

Pamjet flasin qartë, por ne do ti bëjmë publike edhe me pamje të filmuara. Përfaqësues të klubit tonë mbahen padrejtësisht në ambjentet e komisariatit Nr. 2, ndërkohë që ndaj dhunuesve nuk merret asnjë masë. Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit. Tirana si klubi organizator ka përgjegjësinë kryesore për mbarvajtjen e takimit dhe sigurinë e ekipit mik. Kurrsesi nuk mund të pranohet nga ana e klubit tonë një mikpritje e tillë e cila ka shkelur rëndë Fair – Play -in mos treguar aspak mikpritje sportive”, thuhet në deklaratën e Partizanit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY