Altin Laska, kanabist ne Britani, pajtoi nje boksier te kujdesej per bahcen

Altin Laska, kanabist ne Britani, pajtoi nje boksier te kujdesej per bahcen

670
0
Shares

Një boksier amator u arrestua nga policia në Britaninë e Madhe. Atij ju gjetën kanabis në një çantë sportive me vlerë 18 mijë euro. Sasinë e drogës po ia çonte një mikut të tij.

Lewis Stevenson u arrestua në Exeter, pasi ju zbuluan rreth 3.7 kg kanabis, që ju gjetën në një çantë sportive.

Britaniku paguhej për t’u kujdesur për të parë drogën e shokut të tij shqiptar, Altin Laska, i cili ka qenë objektivi kryesor i operacionit policor. Laska është dënuar me 5 vite burg në janar të këtij viti për shitje të mëdha kanabisi, e cila rritej në perëndim të vendit.

Mediat britanike informojnë se Laska ka përdorur bizneset për të pastruar paratë e fituara nga tregtia e drogës në të gjithë Britaninë.

27 vjeçari shqiptar u arrestua në korrik të vitit të shkuar pasi ju gjetën 4 laboratorë të kultivimit të kanabisit me vlerën e 400 mijë paundve.

Shqiptari u arrestua edhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë, emigrantë të jashtëligjshëm në Britani.oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY