Bllokohen 10 kv mish në thertore, mbaheshin në kushte të papërshtatshme

Bllokohen 10 kv mish në thertore, mbaheshin në kushte të papërshtatshme

74
0
Shares

Foto Ilustruese

Rreth 10 kuintal mish u bllokua në një thertore në Vorë, pasi kishin kohë që ruheshin aty në kushte të papërshtatshme dhe konsumimi i tij është i rrezikshëm.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar një thertore që furnizon disa dyqane mishi në kryeqytet  e, cila mbante të magazinuar prej kohësh rreth 10 kv produkte mishi në kushte të papërshtatshme.
Hetimi i zinxhirit të dyqaneve që furnizon kjo thertore do të nxjerrë në pah nëse kjo sasi e produkteve të mishit mbahej për asgjësim apo jo.
“U evidentuan sasi të konsiderueshme mishi në gjendje jo të përshtatshme. Dëmtimi i tyre ishte shkaktuar për shkak të defekteve frigoriferike apo edhe gjatë transportit”, shprehet Isuf Shehu, drejtor i AKU.
Kjo thertore ndodhet në Marqinet të Vorës. AKU ka dërguar për ndjekje penale edhe dy inspektorë të saj, të cilët dyshohet se kanë lejuar një aktivitet të tillë, duke mos raportuar për këtë situatë në inspektimet e mëparshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY