Këmbëngul bashkëshortja, gjykata urdhëron zhvarrosjen e të vdekurit

Këmbëngul bashkëshortja, gjykata urdhëron zhvarrosjen e të vdekurit

55
0
Shares

Gjykata e Tiranës urdhëroi Prokurorinë e kryeqytetit të bëjë zhvarrosjen e një personi që ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar. Familja e I. Gjoni dyshon se ai është vrarë dhe nuk ka ndërruar jetë nga vdekja natyrale, ashtu siç është deklaruar më parë. Para se të ndërronte jetë në Spitalin Ushtarak, i ndjeri I. Gjoni ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në Tiranë, bashkë me dy persona të tjerë. Një prej tyre, R. D., ka deklaruar se “ka qenë duke punuar së bashku me të ndjerin I. Gjoni në banesën e shtetasit A. D.  Aty ka qenë dhe një shtetas tjetër, I. B., kur ka dëgjuar të ndjerin I. Gjoni të ankohej për dhimbje gjoksi dhe më pas e kanë parë të bjerë në tokë dhe e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak”.
Akt-ekspertimi mjekoligjor ka konstatuar një dëmtim në hundë dhe në brinjën e majtë, të shkaktuara nga send i fortë brejtës, si dhe disa dëmtime të organeve të brendshme, zemrës, mushkërisë, trurit e mëlçisë, që janë pasojë e disa sëmundjeve kronike, nga të cilat ai vuante.
Prokuroria nuk ka hetuar shkaqet e vdekjes së babait të dy fëmijëve. Pak ditë më parë, gjykata ka pranuar kërkesën e bashkëshortes së të ndjerit për prishjen e këtij vendimi të prokurorisë dhe rihetimin e çështjes.
Sipas familjarëve të Gjonit, pretendohet se ai është vrarë.
“Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të bëhet zhvarrimi i kufomës së shtetasit I. Gjoni, për të përcaktuar se çfarë dëmtimesh të jashtme dhe të brendshme, nga se janë shkaktuar dhe cili është shkaku determinat, i cili i ka shkaktuar vdekjen”, urdhëroi gjykata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY