SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare

58
0
Shares

SIGAL UNIQA nga sot është sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare, si dhe merr nën mbrojtje Federatën Shqiptare të Futbollit duke siguruar rreth 500 lojtarë te të gjitha grupeve, të të gjithë ekipeve të Superligës, të Kombëtares Shqiptare si dhe të stafit te FSHF-se.
Ka qenë drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Avni Ponari, i cili firmosi sot kontratën me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në praninë e mediave, Ponari u shpreh se, “Ndër vite ne kemi mbështetur disiplina të ndryshme të sportit në tërësi, duke filluar me futbollin, basketbollin, atletikën, alpinizmin, aeronautikën etj, por të mbështesësh Kombëtaren Shqiptare është krejt tjetër gjë. Djemtë e kombëtares janë krenaria jonë kombëtare, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë dhe ne jemi të lumtur që i mbështesim ata. Talentet kuq e zi na plotësuan ëndrrën europiane duke na kualifikuar në Euro 2016, ndaj ne ua kishim ‘borxh’ këtë suport. Me kontratën e firmosur sot me Presidentin Duka, kompania që unë drejtoj, SIGAL UNIQA angazhohet të ofrojë mbështetjen e saj për Kombëtaren Shqiptare”.
Gjatë ceremonisë së firmosjes së kontratës, ku ishin të pranishëm kryesia e FSHF-së, trajneri De Biasi dhe lojtarët e Kombëtares.
armand duka - avni ponariI pyetur nga mediat, Ponari bëri me dije se, së bashku me Presidentin Duka kanë firmosur edhe një tjetër kontratë, atë të sigurimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka marrë kështu nën mbrojtje djemtë e kombëtares dhe jo vetëm. Pjesë e kontratës, nga e cila do të përfitojnë sigurimin e shëndetit, janë edhe të gjitha ekipet e grupmoshave, të gjitha ekipet e Superligës Shqiptare si dhe i gjithë stafi i FSHF-së.
“Me këtë kontratë, ne zotohemi të marrim nën mbrojtje, duke siguruar rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës. Është hera e parë që sigurohet Federata Shqiptare e Futbollit dhe jemi krenarë që talentet shqiptare, përfshirë edhe kombëtaren, na u besuan ne”,  shtoi më tej drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA.
Ndër të tjera, SIGAL UNIQA është: Sponsor Zyrtar i Federatës Shqiptare të Basketbollit; Sponsor Zyrtar i SIGAL UNIQA Balkan League; Sponsor i Klubit të Basketbollit Valbona; Sponsor i skuadrës kampione SIGAL Prishtina; Mbështetje financiare për kampionen e atletikës Luiza Gega; Mbështetje financiare për Aeronautikën dhe Alpinizmin Shqiptar; Mbështetje për maratonën “Run4Austism” e organizuar për të mbështetur personat të prekur nga autizmi etj.
Një vëmendje të veçantë, SIGAL UNIQA i ka kushtuar edhe kujdesit shëndetësor, duke ndërtuar të parën dhe të vetmen klinikë mjekësore lëvizëse në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY