Dhjetë ligje më të çuditshme nëpër botë

Dhjetë ligje më të çuditshme nëpër botë

59
0
Shares

1- Në Japoni quhet shkelje e ligjit nëse je mbi peshë.

2- Në Samoa quhet shkelje e ligjit nëse harron ditëlindjen e gruas.

3- Në Bangladesh, nxënësit mbi 15 vjeç burgosen nëse kapen duke kopjuar në provim.

4- Në Kanada nuk mund të blesh një produkt duke paguar me monedha, sidomos nëse vlera e mallit është mbi 10 dollarë.

5- Në Finlandë, gjobat e makinës llogariten në përpjesëtim me të ardhurat mujore të shkelësit.

6- Në Greqi, policia mund të arrestojë një person nëse dyshon se ai ka virusin HIV. Për t’u siguruar, ka të drejtën ta dërgojë të dyshuarin të bëjë analizat.

7- Në Minesota, SHBA, është shkelje ligji nëse të brendshmet e femrave dhe meshkujve vendosen të thahen në të njëjtin tel.

8- Në Singapor, çamçakëzi është tërësisht i paligjshëm. Ky rregull është në fuqi që nga viti 1992.

9- Në Filipine dhe Vatikan, divorci është i paligjshëm. Këto janë dy vendet e vetme në botë që nuk e njohin ndarjen e dy bashkëshortëve.

10- Në Victoria, Australi, quhet shkelje ligji nëse ndërron një llambë pa qenë elektricist i licencuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY