Çmimi i naftës mund të rritet së shpejti

Çmimi i naftës mund të rritet së shpejti

31
0
Shares

Çmimi i naftës shumë shpejt mund të pësojë rritje.
Prodhuesit e mëdhenj janë mbledhur në Katar për të miratuar propozimin për ngritjen e prodhimit deri në muajin tetor. Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar siç duhet pasi Irani ka paralajmëruar se nuk do ta zbatojë vendimin.
Ky shtet shpëtoi nga sanksionet ndërkombëtare në janar të këtij viti, çka kishte shpresa për eksport të sasive të mëdha të naftës, por çmimi tejet i ulët ndërkombëtar duket se nuk e ka favorizuar.
Nga ana tjetër, Arabia Saudite tha se vendimi për “ngritjen” e prodhimit do të merret vetëm nëse i bashkohet Irani.
Mbledhja ka nisur këtë të diel në Doha të Katarit dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Vendimi vjen ndërkohë që çmimi i naftës është ndër më të ulëtit në histori dhe sa gjysma e çmimit të qershorit të vitit 2014, kur edhe nisi rënia.
Grupi i vendeve eksportuese të “OPEC-ut” si dhe prodhues të tjerë janë në negociata për propozimin e bërë.
Javën e shkuar, çmimi i naftës bruto ishte 27$ për fuçi, më i ulëti që prej vitit 2014, ndërsa javën që po lëmë pas ky çmim është rritur disi për shkak të paralajmërimit të vendimit në fjalë. /Ora News/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY