VIDEO/ Petrela një kosh i madh mbeturinash…, pas aktivitetit të Erion Veliajt

VIDEO/ Petrela një kosh i madh mbeturinash…, pas aktivitetit të Erion Veliajt

69
0
Shares

Këtë fundjavë  bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete në Petrelë për promovimin e historisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteteve i janë bashkuar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë të qarkut të Tiranës, drejtues vendorë, studiues, e njerëz të apasionuar pas historisë dhe natyrës. Ata kanë vizituar vendbanimin antik të Persqopit në Petrelë, ku Veliaj zbuloi tabelën informuese të këtij monumenti historik, raporton “Jeta osh Qef”.
Ajo çka është shqetësuese për banorët e zonës lidhet me situatën aktuale në Petrelë. Pas aktiviteteve të organizuara nga Bashkia, vendi është shndërruar në një pikë grumbullimi për mbeturinat. Edhe pse në vitin 2016, shqiptarët ende nuk e kanë kulturën minimale që mbeturinat duhen hedhur në kosh dhe jo ku të mundim. Në rastin konkret qytetarët të cilët fatkeqësisht nuk mund t’i quajmë të tillë kanë vepruar sipas një shprehje të vjetër që ka dalë nga populli.
“I hedh si lopa bajgën” është shprehja që i paralelizon njerëzit me lopën dhe të gjitha kafshët e tjera që veprojnë sipas instinkteve, pa e vrarë mendjen për asgjë tjetër. Banorët e shqetësuar janë në pritje që bashkia t’i pastrojë këto mbeturina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY