FIFA pranon kërkesën e Kosovës

FIFA pranon kërkesën e Kosovës

69
0
Shares

FIFA pranon kërkesën e Kosovës për të marrë pjesë në Kongresin e 13 majit në Meksiko City. 
Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga Federata e Futbollit. 
Federata e Futbollit të Kosovës kishte bërë kërkesë për të marrë pjesë në kongresin e FIFA-s që më 15 mars të 2016, ndërkohë që pranimi zyrtar që Kosova të marrë pjesë është bërë ditën e sotme.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë dhe një kërkesë në FIFA për t’u anëtarësuar më të drejta të plota. Për shqyrtimin e kërkesës, FIFA ka ngritur një komision të posaçëm. Ndërkaq zyrtarë të FIFA do të bëjnë një inspektim më 13-14 prill në Kosovë.
Më herët FIFA është shprehur se Kosova do të pranohet në FIFA pas anëtarësimit në UEFA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY