Bulqizë, tentoi ta përdhunonte, gruaja e pret në vende intime fqinjin

Bulqizë, tentoi ta përdhunonte, gruaja e pret në vende intime fqinjin

51
0
Shares

Një person që tentoi të përdhunonte një grua në Bulqizë ndërsa ka përfunduar me plagë, prerjesh, në vende intime nga ajo.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës.
Mësohet se personi me inicialet H. B. ka hyrë në shtëpinë e gruas së divorcuar dhe ka tentuar që ta përdhunojë atë. Në këtë tentativë ai ka ndeshur në rezistencën e gruas së divorcuar, e cila e ka kundërshtuar me dhunë, madje duke e prerë edhe në vende intime me mjete prerëse.
I plagosuri H. B. ka shkuar në spital. Mjekët kanë parë plagët dhe kanë njoftuar Policinë e cila ka nisur hetimet.
I plagosuri H. B. nuk ka dashur të bashkëpunojë me drejtësinë, por oficerët e policisë gjyqësore kanë mësuar të gjithë ngjarjen.
Gruaja jo vetëm e ka goditur disa herë më thikë H. B. por ka njoftuar me telefon bashkëshorten e tij, duke i kërkuar të mbërrijë në shtëpinë e saj dhe ta largojë nga shtëpia e saj, ndryshe do t’i priste organet gjenitale.
Policia vendore po heton në se është 37-vjeçarja L. H., apo dikush tjetër që e ka goditur disa herë me thikë shtetasin H. B., apo dikush tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY