Rinisin luftimet për Nagorni Karabah mes Armenisë dhe Azerbaxhanit

Rinisin luftimet për Nagorni Karabah mes Armenisë dhe Azerbaxhanit

58
0
Shares

Konfrontime me intensitet të lartë kanë nisur në mënyrë të pazakontë mbrëmjen e djeshme dhe po vijojnë edhe sot midis forcave azere dhe armene përgjatë vijës së kufirit në Nagorni-Karabah, u njoftua sot nga Bakuja dhe Erevani.

Sipas palës armene, Azerbajxhani nisi dje në mbrëmje një sulm intensiv në kufirin e Nagorni-Karabahut me praninë e tankeve, të forcave të policisë, artilerisë dhe helikopterëve, ndërsa forcat separatiste në Nagorni-Karabah, të mbështetura nga Armenia, kanë qëlluar një helikopter duke i shkaktuar humbje të rënda palës kundërshtare.

harta e nagornit

Azerbajxhani e ka përgënjeshtruar menjëherë këtë version, duke siguruar se asnjë helikopter nuk është rrëzuar dhe se forcat e tij i janë përgjigjur vetëm sulmit të palës armene me artileri të kalibrit të rëndë dhe granata hedhëse të mëdha.

“Të dyja palët bëjnë me dije se luftimet po vijojnë edhe ditën e sotme, në krahinat Khojavend-Fizuli dhe Agdere-Terter-Agdam”, sipas Azerbajxhanit.

Nagorni-Karabah është një rajon i cili shtrihet mes dy vendeve, një zonë me shumicë armene. Në fillim të viteve 1990, separatistët armenë të mbështetur nga ana e Erevanit, arritën të marrin kontrollin gjatë luftës ku u regjistruan 30 000 të vdekur.

Buxheti i mbrojtjes i Azerbajxhanit është më i madh se buxheti i shtetit i Armenisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY