Terroristi i tretë me kapele, një gazetar!

Terroristi i tretë me kapele, një gazetar!

38
0
Shares

Mediat belge raportojnë se është identifikuar personi me kapele i shfaqur përkrah 2 terroristëve në aeroportin Zaventem të Brukselit, para se të ndodhnin dy shpërthimet me bombë.

Njeriu me kapele dyshohet se është Fayçal Cheffou, që njihej si një gazetar i pavarur dhe që është arrestuar nga policia.

Mediat raportojnë se ai është identifikuar nga shoferi i taksisë që i kishte dërguar në aeroport.

Por nga ana tjetër gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij nuk janë gjetur as armë dhe as eksploziv.

Prokuroria belge ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se Fayçal Cheffou është njeriu me kapele.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY