Voyager Info: Shqipëria, një tokë për t’u dashur

Voyager Info: Shqipëria, një tokë për t’u dashur

184
0
Shares

Pas shumë mediave të njohura botërore që lakojnë emrin e Shqipërisë si pikë e nxehtë turistike, kësaj herë Voyager Info shkruan për vendin tonë se konsiderohet një “ tokë për t’u dashur”.

“ Është një vend i vogël mesdhetar, me një natyre të virgjër dhe me mistere kulturore, gjë që kombinohen për të dhënë një vend unik. Nga majat e maleve të mbuluara me dëborë, nga fushat e gjelbra që me nisje të pranverës, pamja ndryshon çdo stinë, duke i ofruar kështu vizitorëve mundësinë për të shijuar një ditë të nxehtë vere apo aktivitete në freskinë e maleve “- shkruan artikulli.

Më tej shkruan se vizitorët në Shqipëri janë të mirëpritur nga vendasit, si një pjesë e traditës së tyre të hershme dhe të trashëguar ndër breza.
Mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve, e njohur botërisht shkruan gazetari, do të mund ta bëjë çdo vizitorë që të ndihet si në shtëpinë e tij, në këtë tokë të mrekullueshme.

“ Ka plazhe të pastra, ka male spektakolare, ka lumenj magjepsës dhe një sërë surprizash të tjera të rezervuara nga natyra shqiptare.” – vijon artikulli, duke treguar se një pjesë e madhe e qyteteve të këtij vendi janë të pozicionuara në brigjet detare, ato të Adriatikut dhe ato joniane.

Më tej, shkrimi e konsideron vendin tonë si një urë kyçë për Ballkanin dhe vendet e tjera, duke qenë se ka një shtrirje gjeografike shumë të lakuar. Një gjë të veçantë që Shqipëria rezervon për turistët sipas tyre, është se eksperienca që ofrohet aty është si një gërshetim i kohës së lashtë me traditën dhe të tashmen. /Monitor/

valbona11

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY