BATUTAT/ Te PS të gjithë tallen me kryetaren e FRESSH

BATUTAT/ Te PS të gjithë tallen me kryetaren e FRESSH

317
0
Shares

Deklaratë me zë e figurë të kryetares së FRESSH, e cila nuk mbante mend se ku flinte e ku zgjohej, janë kthyer në objekt tallje, e ironia, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe nga brenda PS-së.
Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, “dëshmitar okular” i deklaratës me zë e figurë të Joleza Kokës, nuk e  fshehu habinë e tij, dukshëm me një shtrembërim buzësh edhe të tjerë, kanë zgjedhur të “godasin” kryetaren e FRESSH.
Vajza e një deputeteje socialiste e ka quajtur Joleza Kokën, një injorante që taksat tona i bën alkool.
khKa qenë pikërisht Klesta Hysi, vajza e deputetes socialiste Vasilika Hysi, e cila ka reaguar pas asaj që ndodhi me Joleza Kokën, në takimin me anëtarët e rinj të FRESSH-it.
“Mos u tallni me Jozelën, merr rrogën nga taksat tona në Këshillin Bashkiak. Taksat avullojnë, bëhen rrogë për injorantë, bëhen alkool…s’ka problem, çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, shkruan Klesta Hysi në “Facebook”.  
ahNuk ka munguar me batutën e tij edhe ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, shkruan se FRESSH i bëri një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, por ky i fundit nuk shkoi me argumentin se ai ende preferon të dijë se ku fle dhe ku zgjodhët, duke ironizuar natën e ‘famshme’ të Joleza Kokës.
“Pata një ftese publike nga FREESSH për të marrë pjesë në një aktivitet të tyre të quajtur FRESSSH Green. Sigurisht që mu bë qejfi shumë që më ftuan, dhe me shumë mirësjellje i falënderova për ftesën dhe u shpjegova se nuk do shkoja pasi me këto që po dëgjojmë, unë ende preferoj të di ku fle dhe ku zgjohem. Çuditërisht vë re, se nën gjurmët e Debatikasve jo vetëm më hoqën komentin por dhe me anuluan ftesën”, shkruan Andis Harasani në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY