FOTO LAJM/ Basha në Sukth, uji 1.5 metra, përmbyten 1200 familje

FOTO LAJM/ Basha në Sukth, uji 1.5 metra, përmbyten 1200 familje

46
0
Shares

“Në Sukth ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit në shumë raste mbi 1,5 metër. Gjendja vazhdon të përkeqësohet”.
llsKështu shkruan kreu i PD-së në “Facebook, ndërsa poston edhe këtë foto për evidentimi e dëmeve nga përmbytjet në Sukth.
sukth, permbytjeSituata është emergjente dhe rëndësishme është që të mos këtë humbje ne jetë njerëzish. Prandaj qytetarët duhet ti përgjigjen menjëherë apelit për evakuim në zonat problematike.

 

Bashkëbisedimi i banorëve me Lulzim Bashën



lulzim basha, permbytje sukth1Banore:
Që në orën dy kam kërkuar ndihmë, as nuk dilte policia në telefon, as nuk dilte asnjë lloj kanalesh në telefon. Unë me katër kalamaj dhe me një plakë 56 vjeç. Ju lutem shumë pse me ju do merremi ne, thoshte policia? Po me kë do merreni kur nuk merreni me mua që jam vetë i gjashtë brenda aty.
Banor: E kam marrë policinë nuk e hap telefonin fare, e kam marrë tre herë rresht, më del herë thotë jam zjarrfikësja, herë jam policia, herë jo nuk jam policia. Nuk ka bë vaki kshu, jo !
Banore: Shteti për këtë punë duhet, më shpëtu popullin, njerëzit.
Basha: Në çfarë ore ka ardhur ujë?
Banore: Ka ardhur që në tre të mëngjesit. Ça shteti është kshu? Ne jemi njerëz të marum.
Banor: Në krejt zonën këtu nuk ka bë vaki prej 70-80 vjetësh. Ky është ujë liqeni, është hap liqeni, janë hap digat për të shpëtu Tiranën dhe për të shpëtu si duket interesat e veta, ta pësojë gjithë kjo zonë.
Banor: Unë jam 50 vjeç, nuk kam parë në jetën time këtë ujë. Kjo nuk është nga Zoti, kjo është dorë e njeriut. Një pasuri që e kemi vu me djersën e ballit. Nuk e di.
Banor: Kjo është nga dora e njeriut, perëndia bën punën e vet. Ka ra shi me dhjetëra ditë dhe nuk ka arrit me bë këtë gjë.
Banor: Dëm të madh ka bë qysh natën. Kush ka pas blegtori, ja ka marrë gjithë ushqimin. Gjithë natën ia kemi prit dengun. Gjithë natën kemi nejt çuet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY