ARTAN FUGA/ Kush kërkon të na hipnotizojë me fatalitet…?!

ARTAN FUGA/ Kush kërkon të na hipnotizojë me fatalitet…?!

43
0
Shares

Po, po, ideologjia jonë nuk është as marksizmi, as punizmi, as liberali-li-li-zmi, as korrupsionizmi, as sharlatanizmi.
Ideologjia sunduese është fatalizmi.
Lloj shërbëtorësh mbysin opinionin publik se asgjë nuk bëhet dot për ta përmirësuar Shqipërinë, se ligjet e hekurta fatale gjoja pengojnë vullnetmirët, nënshtrohet qytetari jo me dajak, por duke i futur në kokë idenë fatale se çdo ndryshim është i kotë sepse fatalisht nuk ka asnjë mundësi.
Ne jetokemi në botën më të mirë të mundshme!
U përmbytëm? Po nga shiu i madh o burra, çfarë të bëjmë!
Rrumpallë gjithandej? Fajin e ka qeverisja e pardjeshme, duhen shekuj të rregullohen dëmet e kaluara!
Doni demokratizim? Nuk shikoni sesi bota është në prag të luftës, terrorizëm, edhe koreanët e veriut po na hedhin bomba me hidrogjen, e ju doni zgjidhje!
Mirëqenie? Harrojeni ! Shihni krizën ku ka hyrë Europa, ajo po shkatërrohet dhe ju doni të europianizoheni.
Si? Nuk e dini se kombi meriton qeverinë që ka? Pra, ju keni qeverinë që duhet!
Të papunë, të varfër? Ka gjithandej, edhe në Berlin, Paris e Stamboll!
Është ekonomia o budallenj ! Ligjet e hekurta të ekonomisë. Çfarë të bëjmë!
Komedi tragjike. Problemi është ca i thonë nga ligësia, por ca nga budallallëku.
Fatalizëm gjithandej përhapin.
Ndërkohë që zgjidhjet janë aty, gati, për ta ndryshuar vendin brenda një kohe rekord.
Gënjeshtra!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY