Muriqan, radhë të gjata automjetesh për të kaluar kufirin

Muriqan, radhë të gjata automjetesh për të kaluar kufirin

163
0
Shares

Rreth 500 automjete kanë krijuar një radhë të gjatë 2 kilometra në pikën e kalimit të Muriqanit, në pritje për të kaluar kufirin shqiptar.
Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se, shkak i kësaj radhe është ndryshimi i procedurave të punës nga policia malazeze, nga të përshpejtuar në normale, që parashikon regjistrimin e çdo personi që hyn në territorin malazez.
Qytetarët që po qëndrojnë në radhë janë kryesisht shtetas kosovarë, që udhëtojnë drejt Zvicrës, të cilët shprehen të shqetësuar për pritjet e gjata.

Që nga orët e para të mëngjesit e deri në ato të pasdites së të shtunës, kufirin shqiptar e kanë kaluar rreth 2.500 automjete.
Për të përballuar fluksin e udhëtarëve pala shqiptare ka hapur të katër sportelet, si dhe ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në to.
Ndërkohë, radha pritet të radha të bëhet edhe më e gjatë me kalimin e orëve, pasi 2 janari është dhe dita kur të gjithë kthehen në vendet ku kanë emigruar për t’iu rikthyer punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY