TË ARDHURAT/ Dështon aniinformaliteti gjendet zgjidhja, gjobëvënësit e tatimeve në punë edhe...

TË ARDHURAT/ Dështon aniinformaliteti gjendet zgjidhja, gjobëvënësit e tatimeve në punë edhe për fundjavë

33
0
Shares

Në buxhetin e shtetit mungojnë 6.9 miliardë lekë për shkak të mosrealizimit të të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Si gjithnjë, në vend të parë mosrealizim janë tatimet me një vlerë prej 3.8 miliardë lekësh dhe doganat në të ardhurat e të cilës mungojnë 4.2 miliardë lekë. Ministria e Financave prezantoi dje një vështrim të përgjithshëm mbi të ardhurat dhe shpenzimet për periudhën janar-shtator 2015. Sipas treguesve fiskalë të konsoliduar, ende paraprakë, (për arsye të njohura tashmë), ecuria e të ardhurave për këtë periudhë është poshtë nivelit të pritshëm.
Të ardhurat totale të buxhetit arritën 279 miliardë lekë, nga 285.9 miliardë lekë të parashikuara për periudhën.
Përballë një situate ët tillë dështuese edhe pas aksionit antiinformalitet, si edhe pas gjendjes problematike me mbledhjen e të ardhurave, drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka angazhuar punonjësit edhe në fundjave.
Me urdhra të brendshëm, 400 inspektorët janë në punë të shtunë e të diel, ndërsa punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes ditët e javës, pa marrë asnjë lek shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY