ARMENI – SHQIPËRI/ Kuqezinjtë 90 minuta larg finaleve të Europianit “Francë 2016”

ARMENI – SHQIPËRI/ Kuqezinjtë 90 minuta larg finaleve të Europianit “Francë 2016”

50
0
Shares

Një rrugë e gjatë, jo aq për këtë vit të mbushur me rezultate pozitive tw këtyre eliminatoreve për “Francë 2016”, se sa për disa dhjetëvjeçarë, që Shqipëria nuk merr pjesë në ndonjë fazë finale kompeticioni ndërkombëtar, tashmë ndodhet vetë 90 minuta larg të bërit të historisë.
Ndërsa rruga e mbarë startoi më se një vit më parë, kur në Portugali fituam 1 me 0, shorti na ka dhënë mundësi që edhe ndeshjen e fundit ta luajmë jashtë, ndeshje e fundit vendimtare kjo… Një fitore sonte në Jerevan të Armenisë, “i vë vulën” serisë së paraqitjes së mirë të nisur me Portugalinë, bilës për herë të parë, na jep mundësinë të shkojmë në finalet e Europianit.
Ndërsa në grupin “I”, Portugalia e ka siguruar fazën finale me 18 pikë, Shqipërisë i mjafton një fitore sot, për të “kapërcyer” Danimarkën e vendit të dytë, përkohësisht. Në rast të një fitore sot për Shqipërinë, janë mjaftueshëm 14 pikë dhe një vend i dytë në grup, duke i lënë “radhën” Danimarkës për të shpresuar në fazën e “play off”…
Dhe për të bërë historinë, Shqipëria ndodhte larg “Francë 2016”, vetëm 90 minuta larg…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY