Bujar Leskaj alarmon: Zyrtarët e ndëshkuar nga kontrollet e KLSH po bëjnë...

Bujar Leskaj alarmon: Zyrtarët e ndëshkuar nga kontrollet e KLSH po bëjnë karrierë

50
0
Shares

Vesi i pandëshkueshmërisë po konsolidohet në gjirin e administratës publike, alarmon sot Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj. Në një koment botuar në gazetën Panorama me titull “Korrupsioni sistematik dhe informaliteti”, ai thotë se:

“Nëse për katërvjeçarin 2008-2011 numri i kallëzimeve penale të KLSH-së ishte 52, në tre vjet e gjysmë, janar 2012- gusht 2015, ky numër është 159, ose kemi dërguar ne Prokurori mbi tri herë më shumë kallëzime penale për qindra nëpunës të mesëm dhe të lartë të shtetit. Mes të tjerëve, janë kallëzuar drejtorë të përgjithshëm ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë drejtorish etj. Njëkohësisht jemi përpjekur të rrisim cilësinë e dosjeve për kallëzim penal dhe shkurtuar kohën e përgatitjes së kallëzimit. Por, ndërsa jemi plotë- sisht të ndërgjegjshëm se kemi shumë për të bërë, vërejmë se denoncimet tona nuk sigurojnë sensibilizimin dhe mbështetjen e duhur shtetërore. Krahas kallëzimit në Prokurori, për këta zyrtarë ne rekomandojmë dhe largimin e tyre nga detyra”.

Por kryetari i KLSH vëren se këto rekomandime të KLSH-së për largim nga puna dhe shërbimi civil të zyrtarëve të lartë, të gjetur nga ne në abuzime dhe korrupsion, nuk zbatohen.

“Jemi vendosur, pa dashjen tonë, vetëm në pozicionin e fryrësit të bilbilit. Kemi shumë raste kur këta abuzues të lartë jo vetëm nuk janë larguar nga administrata publike, por kanë bërë karrierë po në këtë administratë edhe në pozicione më të larta”, thotë kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY