Shqipëri-Serbi, ja formacionet e të dy ekipeve

Shqipëri-Serbi, ja formacionet e të dy ekipeve

52
0
Shares

Vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë janë bërë të ditur formacionet zyrtare të dy ekipeve.

Kombëtarja shqiptare do të luajë me Berishën, Lilën, Hysajn, Gjimshitin, Agollin, Lenjanin, Canën, Bashën, Memushajn, Xhakën dhe Balajn.

Ndërsa ajo serbe luan me: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, S.Mitroviç, Kolarov, Tosiç, Milivojeviç, Matiç, A.Mitroviç, Tadiç, Ljajiç.

Ashtu siç u deklarua një ditë më parë Gjimshitit do të luajë në vend të Ajetit, ndërsa Lila i ka marrë vendin Gashit në krah.

Takimi mes Shqipërisë dhe Serbisë është i vlefshëm për takimet eliminatore “Francë 2016”. Aktualisht Kombëtarja shqiptare ka 12 pikë dhe renditet në vendin e dytë pas Portugalisë dhe Danimarkës, ndërsa Serbia është e fundit me vetëm 1 pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY