Edi Rama emeron një zëvendësministër nga PDIU

Edi Rama emeron një zëvendësministër nga PDIU

45
0
Shares

Bashkëpunimi i PS me PDIU, ngrihet në nivelin qeverisë, por jo më lart se niveli i zëvendësministrit.
Edi Rama ka vendosur ti japë PDIU-së, postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
Në mbledhje e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e Halil Hysenit në postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30. 01. 2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Z. Halil Hyseni të emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Halil Hyseni vjen nga radhët e PDIU-së. Gjatë qeverisjes së kaluar ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Aviacionit Civil, nderkohe qe ka nje pervoje tjeter ne diplomaci si Sekretar i Pergjithshem i kesaj ministrie per disa vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY