A ka ndodhur vërtet incidenti me gurë?

A ka ndodhur vërtet incidenti me gurë?

48
0
Shares

Traineri i kombëtares serbe deklaroi sot në në Tiranë se rrugës nga Rinasi për në hotel ndodhi një incident i vogël. Sipas tij autobusi u qëllua më gurë por nuk pati pasoja, makina nuk u dëmtua. Përfaqësuesi i federatës serbe të futbollit tha se kemi njoftuar autoritetet serbe dhe UEFA-n për këtë si dhe jemi në kontakt me federatën shqiptare të futbollit.

Mediat serbe njoftuan pak minuta pas mbërritjes në Rinas të futbollistëve serbë se makina e tyre u qëllua më gurë.

Nëse i referohemi kohës së lajmit nga mediat serbe, ai u dha sapo autobusi është nisur, ndërkohë që trajneri serb thotë se janë qëlluar nga mesi i rrugës.

Policia shqiptare ka mohuar se ka pasur ndonjë incident në rrugën e shkurtër nga Rinasi deri në hotel Sheraton në Tiranë. Ndërkohë ka filmime përgjatë gjithë rrugës nga Rinasi në Tiranë të cilat nuk flasin për goditje me gurë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY