FOTO/ Ndeshja Shqipëri-Danimarkë, atmosferë e ndezur kuq e zi në Kopenhagen

FOTO/ Ndeshja Shqipëri-Danimarkë, atmosferë e ndezur kuq e zi në Kopenhagen

38
0
Shares

Atmosferë e zjarrtë është ndezur në Kopenhagen pak para ndeshjes Shqipëri-Danimarkë. Para stadiumit dhe në rrugët e kryeqytetit Danimarkës gëlojnë brohorimat dhe fanellat e mijëra tifozëve kuq e zi.
Kapiteni Lorik Cana thotë se kjo atmosferë ndihet kudo ku Shqipëria luan: “Ne jemi mësuar me këtë atmosferë nga tifozët tanë, pasi kjo ndodh në çdo vend të Europës. Ne do të piqemi që tí bëjmë krenar për këtë ëndërr që kemi të gjithë. Mbështetja e tyre është rëndësishme për ne, pasi na jep forcë në fushë ku na duket sikur luajmë në shtëpi”.
komb1Shqiptarë të shumtë kanë shkuar për të parë ndeshjen, por ka nga ata, që të çmendur pas futbollit, kanë marrë kredi për të shpresuar se kombëtarja do të sjellë fitoren me vete.
“Mora kredi për të parë ndeshjen, dy milionë lekë. Ia vlen. Kjo ndeshje është jetë a vdekje. Doja të isha patjetër. Do ta shlyej për një vit avash-avash. Kam parë në ‘Google’ që edhe Kopenhageni është i bukur. Dashtë Zoti do na dalë mbarë!”
ndeshjaKombëtarja vjen në këtë sfidë si vendi i tretë, por kërkon një rezultat pozitiv me Danimarkën në një garë direkte për vendin e dytë në Grupin I.Ndeshja Shqipëri-Danimarkë është e vlefshme për eleminatoret “Euro 2016”. Sfida e sotme zhvillohet në orën 20:45 dhe cilësohet një takim mjaft i rëndësishëm për Kombëtaren Kuqezi, e cila synon kulaifikim historik për në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, që zhvillohet në Francë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY