Censura e intervistës së Dritan Zaganit, PD: Rama dhe Tahiri i mbyllën...

Censura e intervistës së Dritan Zaganit, PD: Rama dhe Tahiri i mbyllën gojën medias

46
0
Shares

Partia Demokratike ka akuzuar Edi Ramën dhe Saimir Tahirin se kanë dhunuar sot median. Nga selia blu, zëdhënësja e PD-së,  Oriela Nebiaj ka thënë se Rama dhe Tahiri, përmes kërcënimeve dhe presionit ndaj gazetarëve,kanë bllokuar  intervistën e paralajmëruar ku oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani, dëshmon me fakte lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët.
“Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë dhunuar sot median, duke bllokuar përmes kërcënimeve dhe presionit ndaj gazetarëve të news 24, intervistën e paralajmëruar ku oficeri i lartë i anti-drogës, Dritan Zagani, dëshmon me zë dhe me figurë me fakte dhe prova lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët e hashashit, heroinës e kokainës në Shqipëri.
Kjo është Mafia. Ky është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim. Rama-Tahiri-Habilaj dhe gjithë bandat e drogës që kërkcënojnë median, vënë poshtë median, dhunojnë lirinë e shprehjes”, tha zëdhënësja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY