Ja dosja si u zbulua Tekniku me municion luftarak nga një vjedhje

Ja dosja si u zbulua Tekniku me municion luftarak nga një vjedhje

63
0
Shares

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria për “teknikun” me municion luftarak nga një vjedhje, rezulton se në datën 29 gusht është njoftuar salla operative se në rrugën “Jordan Misja” kishte ndodhur vjedhja e banesës së shtetases L. B.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ku u konstatua se persona të paidentifikuar kishin thyer derën e dhomës së gjumit të banesës dhe kishin vjedhur një sasi parash prej 200.00 mijë lekësh të reja.
Policia gjeti disa qese plasmasi, ku dyshohej se mund të kishte gjurmë për të identifikuar autorin e vjedhjes.
Nga kallëzimi i të dëmtuarës në polici, rezulton se L.B ishte njoftuar nga vajza e saj për dëmtimin e derës. Vetë shtetasja L.B kishte shkuar në një banesë tjetër afër shtëpisë së saj, të përshtatur si parukeri në momentin kur është kryer vjedhja. Nga hetimet që kreu policia, rezultoi se person i dyshuar ishte A. Mero, dhe menjëherë pas identifikimit të tij është kryer një kontroll në banesën e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe depon që gjendej brenda oborrit, policia gjeti dhe sekuestroi:
Nje sasi lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme  ne  ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike Cannabis  Sattiva, me peshe 581.8 grame;
Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashku me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke; Nje pistolete, se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te;
Nje pushke model-56, kaliber 7.62 mm, me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me nje kreher me 6 (gjashte) cope  fisheke ne te;
Nje pushke sportive pa numer;
Nje arme gjahu;
Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke;
Dy maska me ngjyre te zeze;
Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri;
Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme;
Nje dylbi arme;
Nje pale dylbi me ngjyre te zeze;
Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave;
Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.

A. Mero u vu menjëherë në pranga dhe në komisariat ka deklaruar se municionet që iu gjetën i kishin mbetur që prej vitit ’97.
Policia sekuestroi edhe sasinë prej 61.000 leke të reja, për të cilat ai deklaron se kishte kursyer prej disa kohësh. Nga deklarimi i të arrestuarit ka disa mospërputhje që ngrenë dyshime të bazuara se ky shtetas është autor i mundshëm i vjedhjes së banesës së shtetases L.B.
Ndaj tij, policia ka nisur procedimin penal për veprat e “Vjedhjes”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municionit”, si edhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY