Vdesin dy minatorë kushërinj në minierën e Selishtës në Peshkopi, i zë...

Vdesin dy minatorë kushërinj në minierën e Selishtës në Peshkopi, i zë poshtë masivi i dheut

38
0
Shares

Kanë humbur jetën dy minatorë kushërinj në Minierën e Selishtës në Peshkopi.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth mesditës, ku dy kushërinjtë, 54-vjeçari Miftar Losha teknik dhe 35-vjeçari Albert Losha minator janë plagosur rëndë dhe kanë humbur jetën gjatë rrugës kur po transportoheshin për në spital.
Shkak për vdekjen e dy minatorëve ka qenë një avari në minierë e cila solli dhe shembjen e një masivi dheu, që fatkeqësisht zuri posht dy viktimat.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe mjekët e spitalit të Peshkopisë, pasi ambulanca e kishte të vështirë të mbërrinte në vendin e ngjarjes për shkak të terrenit të vështirë. Por gjatë transportimit të tyre për në Spitalin e Peshkopisë, ata kanë humbur jetën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY