FOTO/ “Danger” arreston 2 persona me 30 kg eksploziv

FOTO/ “Danger” arreston 2 persona me 30 kg eksploziv

92
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur me sasi eksplozivi, në momentin kur po tentonin ta shisnin.
Pas një htimi dy mujor, Operacioni “Danger” kapi në Kamzë dy shtetasit, Sokol Sinani, 31 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, si edhe Imerli Metaj, 37 vjeç, banues në Kukës. Në momentin e arrestimit, policia gjeti një sasi eksplozivi prej 30 kg në 126 copë eksploziv plastik dhe 45 kapsolla plasëse për këtë lëndë.
tallavaja 1Zbulimi i dy të rinjve nga Kukësi, u bë pas një hetimi njëmujor që kryen forcat e Komisariatit Nr 3 duke futur në “lojë” edhe metodat speciale të hetimit.
Agjentë të policisë janë infiltruar duke bërë blerësin e “mallit” dhe arritën të shkojnë deri në fund të procesit, atë të dorëzimit të sasisë së madhe të lëndës eksplozive.
tallavaj 2Në cilësinë e provës materiale është bërë e mundur sekuestrimi i dy aparateve celulare dhe një sasie parash. Përveç dy autorëve tashmë të arrestuar, policia ka shpallur në kërkim edhe një tretë të impikuar në këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY