Përgjigja negative e BE-së për të ndihmuar Shqipërinë, Rama shfryhet : Europa...

Përgjigja negative e BE-së për të ndihmuar Shqipërinë, Rama shfryhet : Europa ka humbur në egoizëm

30
0
Shares

Edhe pse kryeminstri shqiptar kishte shpresë se me batutat e tij do të prishte mendjen BE-së për të marrë përkrahje ekonomike, përgjigja negative e zyrtarëve se BE nuk është bankomat për t’i dhënë para Shqipërisë, e ka bërë Edi Ramën të shfryhet ndaj Europës.
Në gazetën italiane “Il Matino”, Rama thotë se Europa ka humbur në egoizëm, se ajo është bërë më shumë taktike dhe më pak startegjike. Sipas kryeminstrit shqiptar, Europa është bërë më pak përkrahëse:
“Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta.”
Duke iu referuar krizës së emigrantëve që po dynden në vendet e Bashkimit Europian për një jetë më të mirë, Rama thotë se kjo krizë nxjerr në pah hendekun dramatik që ekziston në Europë, e cila prej kohësh “
ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY