Trafiku i drogës, investime në hotele dhe bar-restorante luksoze në Vlorë

Trafiku i drogës, investime në hotele dhe bar-restorante luksoze në Vlorë

54
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime se paratë që siguroheshin nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali nga dy familjet Lamaj dhe Ahmetaj janë investuar në hotele dhe bar-restorante  në bregdetin e Vlorës. Sipas të dhënave hetimore të zbuluara në mënyrë operative nga prokuroria, mësohet se dy familjet e përfshira në trafikun e drogës kanë në pronësi një hotel luksoz dhe disa bar-restorante.
Grupi që trafikonte drogë, u zbulua më 24 gusht, ndërsa policia shqiptare ishte njoftuar që në prill. Nga operacioni i përbashkët policor u arrestuan 14 shtetasit shqiptar dhe nga përgjimet telefonike, “biznesi i drogës”kontrollohej nga dy familjet Lamaj dhe Ahmetaj, ndërsa të përfshirë ishin dhe dy efekticë policie, njëri prej të cilëve, Vladimir Zanaj që ishte garanti i trafikut të drogës.
Të 14 personat e arrestuar do të gjykohen në Shqipëri, edhe pjesa e të arrestuarve në Itali, ndonëse ende nuk ka një vendim për shqiptarët e arrestuar nga policia italiane pasi ka nisur gjykimi ndaj tyre për trafik dhe shpërndarje droge,  vjedhje banesash etj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY