Ndalohet jahti luksoz me 11 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë

Ndalohet jahti luksoz me 11 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë

116
0
Shares

Jahti me 11 emigrantë shqiptarë dhe 14 vietnamezë është kapur nga policia në Hollandë në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Britanisë së Madhe.
Sipas policisë, jahti ishte ndaluar pranë Amsterdamit dhe emigrantët do të paguanin shumën prej 4 mijë paund (5500 euro) për të shkuar në Britani.
Ishin dy holandëzë të moshës 25 dhe 26 vjeç ata që do të trafikonin 25 emigrantët, por që janë arrestuar nga policia holandeze. Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është bërë sot publike nga mediat britanike.
Për shkak të dyndjes së madhe të emigrantëve, trafikantët shfrytëzojnë portet e Belgjikës dhe Holandës me anë të mjeteve lundruese luksoze, si një mënyrë më të thjeshtë dhe të lehtë për të mos u kontrolluar nga policia. “Daily Mail”, shkruan se dikur emigrantët shkonin në Britaninë e Madhe përmes rrugës tokësore dhe hekurulla, ndërsa tani vijnë me jaht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY