Avioni i drogës, italianët njoftuan në prill policinë shqiptare

Avioni i drogës, italianët njoftuan në prill policinë shqiptare

46
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka shruar në rrjetin social Fb rreth lajmit të bujshëm të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Duke iu referuar  Drejtorisë së Policisë, Berisha shkruan se policia italiane ka njoftuar palën shqiptare që në muajin prill. Por duke qenë se ajo ishte një zonë e mbrojtur nga Shullazi, ky lajm vuri në panik kreun e policisë dhe e bëri publik lajmin në datën 26.08.2015

Postimi i Sali Berishës në Fb

Te dhena te reja per narkotrafikun ajror qeveritar te droges!
Te dashur miq, burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise me informojne sa vijon:
– Pala italiane ka njoftuar Policine shqiptare ne prill te ketij viti per trafikun ajror te droges ne Vlora, por ky informacion eshte injoruar totalisht nga Policia e Shtetit ne qender dhe ne Vlore
– Pala italiane, e cila ka patur edhe raste dekonspirimi nga pala shqiptare, ka vazhduar e vetme ndjekjen e trafikut ajror te droges nga Vlora ne Itali
– Sipas informacionit te pales italiane, heren e fundit avioni eshte nisur nga Vlora rreth ores 7:20 te mengjesit te dates
24.08.2015 dhe eshte kapur nga pala italiane ne ora 8:30 te asaj dite, kurse pala shqiptare eshte njoftuar me dt 25.08.2015 rreth ores 20:00 te darkes.
Lajmi krijoi panik te madh ne kreun e policise, pasi dihej se ajo ishte zona e mbrojtur e Sajmir Shullazit ndaj dhe informacioni u be publik vetem me dt 26.08.2015, pasi u moren te gjitha masat qe te mos dukeshin gjurmet ministrore te aero-trafikut te droges!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY