Skënderbeu nën hetim për shitjen e dy ndeshjeve në Champions League

Skënderbeu nën hetim për shitjen e dy ndeshjeve në Champions League

32
0
Shares

UEFA ka vendosur të hetojë Skënderbeun pasi dyshohet se skuadra korçare ka shitur rezultatin e dy ndeshjeve për në Ligën e Kampionëve.
Gazeta “El Pais” ka shkruar se më 21 korrik , në ndeshjen e dyte me skuadrën e  Irlandës së Veriut, Krusaders,  Skënderbeu humbi rezultatin 3-2.
“Federbet”, një shoqatë kundër fiksimit të rezultateve në futboll, ka vënë re diçka të pazakontë në dy ndeshje të Skënderbeut. Ajo ka analizuar koficientët dhe fluksin e basteve për Skënderbeun.
Në ndeshjen e dytë ndaj Krusaders, thuhet se pati një fluks bastesh para minutës 78-të, kur ndeshja ishte 1-0 për Skënderbeun. Mirëpo pas minutës së 78, pati një dyndje bastesh për Krusaders që shënoi edhe dy gola. Skënderbeu e la pothuajse lojën dhe Krusaders shënoi dy gola.
Edhe në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit, ka dyshime për shitjen e ndeshjes. Në ndeshjen e kthimit, Dinamo luajti më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak dhe ishte logjike që të mbronte rezultatin.
Mirëpo, koficientët për Dinamon, në vend që të rriteshin, u ulën që të shënonte sërish. Kjo analizë e koefiçentëve ka ngjallur dyshime se Skënderbeu ka lënë edhe ndeshjen në Zagreb.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY