Tiranë, aksidenti tragjik i merr jetën 55- vjeçarit, bie me Benz nga...

Tiranë, aksidenti tragjik i merr jetën 55- vjeçarit, bie me Benz nga 15 metra lartësi

39
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur  rreth orës 16:00 në Tiranë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Gëzim Llënga. 55-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA 366 AH ku ka humbur kontrollin e makinës  duke rënë me mjetin e tij në një lartësi prej 15 metrash. Aksidenti tragjik ndodhi në rugën që lidh rrethrrotullimin e Saukut me pjesën jugore të Unazës së Madhe të Tiranës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse, por trupi i Gëzim Llëngës ishte i bllokuar dhe nuk është bërë e mundur shpëtimi i tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY