Hidhet shorti, përcaktohen grupet e Ligës së Kampioneve

Hidhet shorti, përcaktohen grupet e Ligës së Kampioneve

40
0
Shares

Të 32 skuadrat më të mira të këqij edicioni në Ligën e Kampioneve kanë mësuar grupet dhe rivalët e tyre në fazën tjetër të kompeticionit.
Shorti i hedhur në Monte Karlo nuk i evitoi aspak përballjet mes gjigantëve, duke nisur nga
Grupi A.
Paris SG ka gjetur në rrugën e tij
Realin e Madridit,
Shakhtarin e Donjeckut dhe
Malmon.
Megjithëse të shortuar në vazon e dytë, madrilenët kuotohen mes favoritëve për të fituar Ligën e Kampioneve.
Me fat
Mançester Junajtid. Anglezët u vendosën në
Grupin B bashkë me
PSV Heindoven,
CSKA të Moskës dhe
Volfsburgun.
I ekuilibruar edhe
Grupi C, që sjell derbin iberik mes
Benfikës dhe
Atletikos së Madridit, ndërsa skuadrat e tjera janë
Gallatasarai dhe debutuesit e
Astanës.
Grupi D është ai që ka marrë menjëherë epitetin “i hekurt”. Finalistja e edicionit të fundit
Juventus do të ketë si kundërshtarë
Mançester Sitin,
Seviljen dhe
Borusian e Mënshengladbahut.
Barcelona nis mbrojtjen e trofeut të Champions në
Grupin E. Në letër gjithçka e lehtë për Mesin dhe shokët e tij që do të përballen me
Bajer Leverkusen,
Romën dhe
Bate Borisov.
Nuk mbetet pas sa i përket rivalitetit të fortë
Grupi F.
Bajerni i Mynihut gjen në rrugën e tij
Arsenalin,
Olimpiakosin dhe
Dinamon e Zagrebit.
Bavarezët e Pep Guardiolës janë favoritë, ndërsa skuadrat e tjera duhet të luftojnë për biletën e dytë për në fazën tjetër.

Grupin G, Zhoze Murinjos i rezervohet një takim me të shkuarën, pasi
Çelsi i tij do të luajë kundër
Portos. Skuadrat e tjera të këtij grupi janë
Dinamo e Kievit dhe
Makabi i Tel Avivit.
Gjithçka e hapur në
Grupin H, ku do të kërkojnë kualfikimin për në fazën tjetër
Zenit Shën Petersburg,
Valencia,
Olimpiku i Lionit dhe belgët e
Gent.
Ndeshjet e para në fazën e grupeve do të luhen më 15 dhe 16 shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY