Trafiku i drogës, dyshohet se janë përfshirë edhe 2 efektivë policie

Trafiku i drogës, dyshohet se janë përfshirë edhe 2 efektivë policie

45
0
Shares

Policia ka zbuluar detaje të reja për trafikun e drogës drejt Italisë. Dyshohet se pjesë e grupit kriminal janë edhe dy efektivë të tjerë policie, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Ata mendohet të jenë pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut me avion që fillonte nga Sevasteri i Vlorës dhe përfundonte në Rimini të Italisë. Ende nuk bëhet e ditur mënyra se si këta policë kanë ndihmuar në trafikimin e drogës.
Po ashtu, hetimet e policisë kanë zbuluar se droga është mbjellë në 3 parcela të fshatit Xhyherinë pranë lumit Shushicë.
Para se lënda narkotike të trafikohej me avion të lehtë, fillimisht trafiku është kryer me një automjet tip BMË me targa AA 045 KR. Por, ky mjet u shit një muaj më parë nga frika se mos trafikantët kishin rënë në sy, duke blerë më pas një fuoristradë “Jeep Cheroke” AA 862 EV me ngjyrë të zezë.
Droga e cila ngarkohej në portin e Vlorës për të shkuar drejt Italisë, është evidentuar nga policia e italiane e cila nisi hetimin. Së bashku me policinë shqiptare , ishin identifikuar të dyshuarit dhe efektivat kishin vendosur GPS në mjete e tyre.
Përmes gjurmimit, policia zbuloi se një javë para se të organizohej transportimi i drogës me avion, Vilson Lamaj kishte blerë farë marijuane që dilte në prodhim për 45 ditë. Dhe vetëm një ditë para arrestimit, Lamaj u nis nga Rinasi drejt Italisë për të marrë avionin Aeroprakt me të cilin udhëtoi drejt Sevasterit për të marrë ngarkesën prej 120 kg marijuanë.
I arrestuar në Itali, Vilson Lamaj doli para Gjykatës së Brindizit, por nuk ka pranuar të flasë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY