Ndalohen në Han të Hotit huliganët e “Bad Blue Boys” të Dinamos

Ndalohen në Han të Hotit huliganët e “Bad Blue Boys” të Dinamos

125
0
Shares

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka ndaluar rreth 70 tifozë kroatë. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, si edhe skuadës së Skënderbeut, tifozët mendohet të jenë pjesë e grupit famëkeq “Bad Blue Boys”.
Tifozët kroatë ishin të pajisur me bileta të ndeshjes Skënderbu-Dinamo e Zagrebit, por nuk kishin autorizim nga klubi i Dinamos për të qenë prezent në stadiumin e “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja.
Kjo sitautë është përsëritur edhe në kufirin e Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinë, ku mediat në Zagreb kanë raportuar se rreth 80 tifozë të “Bad Blue Boys” që po udhëtonin drejt Shqipërisë janë ndaluar.
Gjatë kontrollit, policia u ka gjetur në trup mjete piroteknike. Disa prej “huliganëve” u ndaluan nga policia, ndërsa të tjerë u kthyen mbrapsht.
Ndeshja Skëndërbeu-Dinamo e Zagrebit, e vlefshme për fazën e play off-it të Champions League, do të luhet nën masa të rrepta sigurie, ku do të marrin pjesë rreth 400 forca policie dhe 250 persona të personleit të sigurisë, si edhe 4 policë kroatë për të zbuluar huliganët që mund të tentojnë të hyjnë në stadium.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY