I kapen 210 kile kokainë në Pire, bosit shqiptar me 20 vjet...

I kapen 210 kile kokainë në Pire, bosit shqiptar me 20 vjet burg

496
0
Shares

210 kilogramë kokaine u kapën nga policia greke në portin e Pireut ndërsa narkotiku ishte e ndarë në 180 pako najloni të fshehura brenda një kontejneri me karkalecë të ngrirë që vinte nga Amerika Latine.

Sipas mediave greke, destinacion i drogës ishte Shqipëria, prej nga do të shpërndahej më pas në Europën Qendrore dhe atë Veriore. Është e cuditshme se pse policia greke e ka ndërprerë udhëtimin e drogës, një praktikë e rrallë e policive për shkak se ata interesohen për itenerarin final të drogës.

Policia greke arrestoi 4 persona, nga të cilët 2 grekë dhe 2 shqiptarë.

Sa i përket shtetasve shqiptarë, ata janë identifikuar si Andrea Mërkuri 48 vjeç dhe Marsel Stafaj, 36-vjeç. 48-vjeçari, që konsiderohet edhe si një nga kokat kryesore të grupit kriminal që kryente trafikun transnacional të drogës, nuk është një emër i panjohur për policinë greke.

Ai ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 20 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal që tregtonte drogë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY