Nis festivali poetik “Pasqyrat e Narcizit”, poetët e rinj në diskutime mbi...

Nis festivali poetik “Pasqyrat e Narcizit”, poetët e rinj në diskutime mbi poezinë

56
0
Shares

Nisi dje (22 maj) në Torrën Veneciane në Durrës festivali i poezisë për të rinj “Pasqyrat e Narcizit”, një festival i konceptuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, si një mënyrë për të afruar sa më shumë brezin e ri me leximin dhe poezinë në veçanti.

Nata e parë kushtuar poezisë bëri bashkë poetët e prozatorët Alban Tufa, Tobias Xhaxhiu, Bujar Hoxha dhe Pol Milo, duke ofruar intepretime nga krijimtaria e tyre poetike, por edhe diskutime mbi çështje të poezisë dhe artit të letërsisë.
“Qëllimi i këtij festivali është të afrojë më pranë lexuesit poetin dhe poezinë, të nxitë leximin dhe shkrimin e poezisë si një nga format më elokuente të artit të shkruar, njokohësisht të kthejë vëmendjen e të rinjve kah historia dhe kultura shqiptare”, u shpreh drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.
Tematika e natës së parë kushtuar poezisë ishte “Erosi dhe poezia”.
Si e gjen rrugën Erosi kah poezia? A është poezia areali që i tjetërson fytyrën dashurisë? Si janë raportet mes Erosit dhe poezisë? Si ka ndryshuar materiali poetik prej zanafillës poetike deri në ditët e sotme? Cilat janë temat që poetët e rinj kanë interes për të elaboruar në vargjet e tyre?
Këto ishin disa nga pyetjet që poetët e rinj ndanë me të pranishmit.
Festivali i poezisë për të rinj “Pasqyrat e Narcizit” do të vijojë edhe sonte me të tjerë poetë të rinj në hapësirat e Torrës Veneciane në Durrës.
Si shfaqet figura e femrës në poezi? Çfarë atributesh të reja kanë vendosur poetët t’i veshin asaj? Si është femra shqiptare në vargje dhe rreshta prozaik? A ka një ngjashmëri mes femrës në letërsi dhe asaj në përditshëri? Cila është e bukura femërore në ditët e sotme në vargjet poetike?
Pyetje e çështje të tilla që lidhen me poezinë shqipe pritet të zbulohen sonte nga panelistët: Olimbi Velaj, Nurie Emrullai, Majlinda Rama, Liza Brozi dhe Ersid Karaj.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY