Puthi pacienten në buzë, 30 mijë lekë gjobë dhe paralajmërim për heqje...

Puthi pacienten në buzë, 30 mijë lekë gjobë dhe paralajmërim për heqje të profesionit

37
0
Shares

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka gjobitur me 30 mijë lekë  infermierin Everest Duka, si edhe ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna. UISH mblodhi Komisionin Disiplinor dhe vendosi gjobë dhe paralajmërim  ndaj infermierit Duka deri në përfundim të gjykimit të çështjes.
Në vendimin e Urdhrit të Infermierit thuhet:
“Nga konstatimi që ai vetë bëri, si dhe nga diskutimi me anëtarët e këtij Komisioni, u bë e mundur krijimi i një versioni të plotë dhe të saktë të ngjarjes. Z. Duka ka pranuar afrimitetin miqësor me pacienten e tij, por asnjëherë nuk ka treguar mungesë respekti ndaj saj. Komisioni i gjykimit Profesional duke gjykuar faktet e mbledhura, si dhe duke parë performancën e tij deri më tani në vendin e punës, për më tepër dhe pranimin nga ana e tij të gabimeve etike në lidhje me këtë rast, vendosi gjobitjen e tij me një gjobë prej 30.000 (tridhjetëmijë) lekësh, si dhe paralajmërimin e tij për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit, deri në përfundim të gjykimit të çështjes. Urdhri i Infermierit ka mbajtur këtë reagim në lidhje me këtë rast të shkeljes së Kodit Etik”.
Everest Duka pranoi në sallën e gjyqit se  kishte puthur në buzë pacienten minorene.  Historia e tyre vazhdoi në rrjetin social FB edhe pasi vajza doli nga spitali, por pas zbulimit nga familjarët, ka ardhur edhe denoncimi nga nëna e vajzës, ndërsa gjykata caktoi masën detyrim paraqitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY