Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Edi Ramës nën akuzën “Përdorimi me...

Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Edi Ramës nën akuzën “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”

623
0
Shares

Një vendim i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë ka urdhëruar Prokurorinë e Përgjithshme të nisë hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama. I njëjti trup gjykues ka rrëzuar vendimin e prokurorisë së Tiranës për të bllokuar hetimin duke kërkuar prej institucionit të akuzës zbatimin e procedurave të rregullta ligjore në rastin e akuzave që ngrihen ndaj Kryeministrit.

Historia e gjyqit
Në gusht të vitit 2014 shtetasi S. H. ka paraqitur kallëzim pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë kundër shtetasit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprën penale të “Keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”, sipas nenit 275 të Kodit Penal.
Në kallëzim pretendohet se, në muajin Gusht 2014, kallëzuesi është shqetësuar, në mënyrë të vazhdueshme, në orare të ndryshme të ditës, nga numri i telefonit 0692031272 i cili i përket Kryeministrit Shqiptar, Z Edi Rama.
Shtetasi S. H., ka shpjeguar në kallëzim se, ne muajin Gusht 2014 i është ndërprerë energjia elektrike dhe për defektin e ndodhur ai i ka dërguar sms numrit të Kryeministrit. Pas dërgimit të kësaj sms-je, kallëzuesi pretendon se është shqetësuar vazhdimisht nga ky numër, dhe për këtë fakt ai ka paraqitur dhe kallëzimin në fjalë.
Pas depozitimit të kallëzimit me datë 13.08.2014 nga shtetasi S. H. në Prokurorinë e Përgjithshme, me shkresën me nr. 1244/1 prot, datë 22.09.2014 të Drejtorit të Drejtorisë së Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ky kallëzim i është dërguar për kompetencë të shqyrtimit të tij Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
12
Pjesë nga arsyetimi i prokurorisë, për rrëzimin e kallëzimit penal
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në shkresën sa sipër, ka kryer hetimet për kallëzimin në fjalë nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore. Prokurori i çështjes, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 11.12.2014 ka vendosur: ”Mosfillimin e procedimit penal”
Në marrjen e vendimit të mosfillimit të procedimit prokurori ka arsyetuar se nuk jemi përpara veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pretenduar nga kallëzuesi……”Kjo vepër kryhet me anë të thirrjeve telefonike me keqdashje, për të prishur qetësinë e tjetrit. Në rastin në fjalë një gjë e tillë nuk rezulton, pasi vetë kallëzuesi ka kërkuar komunikim me numrin e kallëzuar, duke e thirrur ai fillimisht të kallëzuarin me sms, ç’ka tregon që nuk ka keqdashje nga numri tjetër, përkundrazi palët kanë dëshiruar komunikim me njeri tjetrin, duke vazhduar shkëmbimin e thirrjeve mes tyre, ku rezulton që kallëzuesit janë edhe më të shumta në numër…”, ka arsyetuar prokurori.
Më pas kallëzuesi në shkurt të vitit 2015 ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë kërkesë për Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 11.12.2014 për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjykatësit e njohur Aleksandër Muskaj, Ardian Nuni, Ardian Dvorani, Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako pasi ka trajtuar çështjen arriti në përfundimin se, ankimi i paraqitur nga kallëzuesi është i mbështetur në ligjin procedural dhe si i tillë duhet të pranohet.
Që në maj të këtij viti vendimi i prokurorisë për të mbyllur çështjen është prishur nga Gjykata e lartë dhe aktet e çështjes i janë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për të rikthyer hetimin e akuzës ndaj kryeministrit Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY