Presidenti Bujar Nishani kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për turizmin”

Presidenti Bujar Nishani kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për turizmin”

48
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani, ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend, ligjin Nr. 93/2015 “Për turizmin”.
Në argumentet për kthimin e ligjit për rishqyrtim, Presidenti bënë të ditur se, përdorimi i fondeve nga buxheti i shtetit, për projektet e turizmit, pa prokurim publik, është në kundërshtim me ligjin Nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “Për Prokurimet Publike në RSH-së”,
Së dyti, presidenti vëren si argument kundërshtues, se, transferimi i pronave  në zonat me përparësi zhvillimin turistik, nga inventari i qeverisjes vendore, në pronësi të shtetit, me VKM, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin nr. 8652 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
Së treti, Presidenti argumenton edhe cenimin e parimit të sigurisë juridike, pasi sipas tij nuk tregohet mënyra, rregullat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore, ndërkohë që termi “vënie në dispozicion” nuk njihet as nga KC i RSH-së.

D E K R E T

PËR
KTHIMIN E LIGJIT NR. 93/2015 “PËR TURIZMIN”

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,


D e k r e t o j


Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”.

Nr. Dekretit 9205

Tiranë, më 07. 08. 2015                        
PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                         BUJAR NISHANI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY