ARTAN FUGA/ Nga Rinasi avionë pa biletë për emigrim të ligjshëm në...

ARTAN FUGA/ Nga Rinasi avionë pa biletë për emigrim të ligjshëm në planetin e sapozbuluar Kepler

48
0
Shares

Njoftohet se nga Rinasi nisen avionë pa biletë për emigrim të ligjshëm në planetin Kepler të sapozbuluar. Nuk ka nevoje për vizë.
Ka plot vende pune, arsim për të gjithë, nuk ka as media, as filma serialë.
Në atë planet gjykatësin nuk e emëron politikani që duhet të gjykohet nga ai gjyqtar.
Militanti nuk i hyn politikës vetëm për të kap një vend pune në shtet.
Nuk votohet deputeti me liste ku nuk merret vesh ku shkon vota e qytetarit.
Atje nuk u merret prona të ligjshmeve për tia dhënë vetes.
Nuk burgosen vjedhësit e xhepave për t’i lënë jashtë megahajdutët.
Politikanet nuk janë shtresa më pasur e njerëzve.
Të interesuarit të marrin me vete vetëm një kazmë dhe dy sufllaqe për ushqim rrugës.
Ndalesa e pare bëhet në Hënë.
Kush është i interesuar të paraqitet pranë agjencisë të udhëtimeve ndërplanetare që ndodhet në Mars.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY