Pukë policia shkon për kanabis, “korr” një arsenal armësh

Pukë policia shkon për kanabis, “korr” një arsenal armësh

77
0
Shares

Një arsenal i vërtetë armësh janë zbuluar dhe sekuestruar në banesën e një 57 vjeçari në Pukë.
Policia kishte shkuar për të kryer kontrolle për asgjësimin e bimëve narkotike. Por kur u ushtrua një kontroll i imtësishëm u gjet arsenali i armëve.
Policia ka arrestuar dy vëllezërit Roland Mhilli, 25 vjeç dhe Klodjan Mhilli, 19 vjeç të cilët kishin deklaruar se “këto armë ishin të tyre dhe se i kanë fshehur vite më përpara pa dijeninë e pjesëtarëve të tjerë të familjes së tyre.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasve Roland Mhilli dhe Klodjan Mhilli, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”, parashikuar nga nenet 283/2, 284/2 e 278/2 të Kodit Penal.

Arsenali i armëve të zbuluara

1. Një armë zjarri Automatik Model 56 me nr. 039770 .
2. Një armë zjarri Automatik me nr. 080655.
3. Një skelet metalik, armë zjarri pa mekanizmin shkrepës me nr. 903321137 .
4. Një skelet metalik , më zjarri pa qyte druri Pushkë Model 56 me nr. 11290459.
5. Një skelet metalik armë zjarri me qyte druri me nr. H4347 .
6. Një skelet metalik arme zjarri M-56 pa mekanizmin shkrepës me nr. 90304269.
7. Një skelet armë zjarri M-56 pa mekanizmin shkrepës me nr. 10164331.
8. Një kallëp tritoli me përmasa 10x5x2,5 cm.
9. Tre skelete druri të pjesshëm armësh zjarri.
10 .Tre mekanizma shkrepës armësh zjarri.
11. Një skelet pistoletë pa numër.
12. Nëntë krehra automatiku.
13. Fishekë M-56, 380 (treqind e tetëdhjete) copë.
14. Tre qyta druri armësh zjarri.
15. Dy granata mbrojtëse pa ndezës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY