Shqipëria e fundit për konkurrueshmëri dhe e 18-a me borxhin më të...

Shqipëria e fundit për konkurrueshmëri dhe e 18-a me borxhin më të lartë në Europë

33
0
Shares

Niveli i ulët i konkurrueshmërisë e vë Shqipërinë në raporte mjaft të pafavorshme në raport me gjithë shtetet e tjera europiane, për sa i përket aftësisë për të shlyer dhe ulur borxhin …

Borxhi
Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 168.8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në krahasim me 177,1% në tremujorin e fundit të 2014, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
E dyta është Italia, me një nivel borxhi publik që është rritur në 135,1% në tremujorin e katërt. Shteti i tretë me borxh më të lartë është Portugalia, me 129.6 %.
Eurostat ka publikuar listën vetëm për 28 shtetet kandidate të BE-së, ndërsa Monitor, duke përdorur burime të tera të të dhënave (Raportin e Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potenciale kandidate, përfshirë Shqipërinë; dhe tradingeconomist për shtetet e tjera të mbetura të Europës, përfshirë ato interkontinentale) ka hartuar renditjen e gjithë shteteve të Europës për sa i përket treguesit të borxhit publik në raport me PBB për tremujorin e parë 2015.
Nga renditjen totale në Europë, Shqipëria është e 18-a në listën e shteteve për treguesin e borxhit ndaj PBB, nga 45 në total (janë përjashtuar nga renditja shtetet e vogla monarki), me një nivel borxhi prej rreth 70 % të PBB-së (shiko tabelën).

Konkurrueshmëria
Por, ndërsa është në mesin e Europës për sa i përket borxhit, ajo është në fund të Europës për sa i përket konkurrueshmërisë (niveli i 97 në renditje globale dhe i fundit në Europë, me përjashtim të tre shteteve që nuk i matet ky tregues).
Ky nivel i ulët konkurrueshmërie nuk i lejon Shqipërisë të rritet me ritme të shpejta, duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të reduktuar madhësinë e borxhit në afatin e gjatë (autoritetet shqiptare kanë pranuar se një rritje reale mbi 4 % është e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë). Kjo e vë Shqipërinë në raporte mjaft të pafavorshme në raport me gjithë shtetet e tjera europiane, për sa i përket aftësisë për të shlyer dhe ulur borxhin.

ttt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY