Rruga Tiranë-Elbasan e papërfunduar, duhen edhe 25 milionë USD

Rruga Tiranë-Elbasan e papërfunduar, duhen edhe 25 milionë USD

37
0
Shares

Duhej të përfundonte në qershor, por punimet në rrugën Tiranë-Elbasan kanë ngecur. Projekti 100 milionë dollarë i parashikuar, tashmë kërkon edhe 25 milionë dollarë kosto shtesë, e nevojshme për të përfunduar segmentin nga  rrotullimi TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit. Kostoja prej 25 milionë dollarë vjen për shkak të disa shtesave që do të bëhen në projekt, për të krijuar siguri në zonat ku ka problem me rrëshqitjet e dherave.
Drejtori i Autoritetit Rrugor shprehet se, lidhur me zvarritjen e punimeve për këtë projekt i cili është shtyrë pesë herë, tha se kompanisë kontraktore greke “Aktor” i është vendosur gjoba prej 60 mijë eurosh për të paguar kostot shtesë. Ai garanton se punimet punimet nga rreth rrotullimi TEG deri në tunel Elbasan do të përfundojnë në fund të këtij vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY