Taksa për profesionet e lira në Kushtetuese, drejtoria e Tatimeve nis vjeljen....

Taksa për profesionet e lira në Kushtetuese, drejtoria e Tatimeve nis vjeljen. Reagon Tabaku

129
0
Shares

Nderkohë që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin edhe vendimin ndaj padisë së dërguar mbi Tatimin e Profesioneve të Lira, Drejtoria e Tatimeve ka nisur njoftimet për këstet për tatimin tek profesionistët e lirë.

Tatimet u kërkojnë profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera.

Në lidhje me këtë nxitim të Tatimeve ka reaguar deputetja Jorida Tabaku.

“Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.

Çfarë është ky sistem ku puna penalizohet? ku sipërmarrja “gjobitet” e hajdutëria ngrihet në piedestal? A e mendoni një sipërmarrës ekonomist apo audities, një farmacist a një të ri ne fushën e teknogjisë së informacionit se cfarë modeli i ofrojmë? Mbitaksojmë padrejtësisht iniciativën e lirë e promovojmë me lehtësira fiskale dhe zero taksa korrupsionin në tendera e koncesione!”, ka postuar Tabaku në rrjete siciale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY