ALARMI/ Leje të posaçme për sera kanabisi, kusht donacioni për PS!

ALARMI/ Leje të posaçme për sera kanabisi, kusht donacioni për PS!

238
0
Shares

Qeveria ka nisur të japë lejet e posaçme për sera kanabisi me kusht donacion për PS për zgjedhjet e 2025, denoncoi sot kryetari i FRPD, Besart Xhaferri.

“Nga informacionet që më vijnë nga terreni shumë eksponentë të krimit në vend kanë siguruar leje qeveritare për mbjelljen e kanabisit me kushtin e vetëm që një pjesë të fitimit t’a japin donacion për blerje votash.

Leja është dhënë veçanërisht në Malësinë e Madhe, Mat, Dibër, Berat, Krujë, Vlorë, Tepelenë dhe Elbasan dhe në shërbim të këtij misioni janë angazhuar dhe struktura të rendit”, alarmoi sot Xhaferri.

Alarmi është ngritur dhe nga autorite italiane që kryejnë monitorim nga ajri të territorit shqiptar, ku lehtësisht janë evidentuar parcelat e kanabisit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY