Meta kundër kërkesës së opozitës për barazpeshë në komisionin e reformës në...

Meta kundër kërkesës së opozitës për barazpeshë në komisionin e reformës në Drejtësi

48
0
Shares

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ka prerës rrugën çdo mundësie për baraspeshë mazhorancë-opozitë, në komisonin parlamentar për reformën në Drejtësi.  Sikurse edhe Gramos Ruçi, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, një ditë më parë edhe Ilir Meta sot, e ka bërë të qartë se koha dhe ecuria e punës së këtij komisioni deri tani, nuk lejon ndryshimet e kërkuara nga opozita.
Sipas Metës, puna ka nisur dhe ajo që pritet është përfshirja dhe marrja e përgjegjësive nga ana e opozitës. Meta theksoi se kjo reformë nuk është çështje numrash por standardesh.
“Reforma ka filluar, puna ka filluar. Ajo që pritet është një përfshirje dhe marrje e përgjegjësisë edhe e opozitës që shpresojmë të ndodhë shumë shpejt. Kur drejtësia funksionon të gjithë ndjehen të lehtësuar, të fituar. Kjo nuk duhet të ndodhë vetëm në sport. Uroj të vazhdohet puna e nisur dhe kjo të vazhdohet më tej me një gjithë-përfshirje të plotë. Kjo reformë nuk është çështje numrash por standardesh. Askush nuk duhet të synojë bllokimin e saj qoftë edhe një minutë më tej. Reforma do të synojë realizimin e standardeve më të larta europiane”, tha Kreu i Kuvendit.
Kreu i Kuvendit, me cilësinë edhe të kreut të LSI-së ka folur edhe për tërheqjen e ankimimeve nga ana e LSI-së për disa prej rezultateve të 21 qershorit që sipas tij është bërë për ti hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve.
“LSI ka qenë dhe është e interesuar për standardin e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kjo është arsyeja edhe tërheqjes së ankimimeve, për certifikimin sa më parë të zgjedhjeve”, u shpreh Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY