KLD plotëson vendet vakante te Krimet e Rënda, ministri nuk merr pjesë...

KLD plotëson vendet vakante te Krimet e Rënda, ministri nuk merr pjesë në procedimin e gjyqtarëve

52
0
Shares

Emërohen tre gjyqtarë në Gjykatën e Shkallës së Pare për Krime të Rënda

Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi me vota tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Me votim të hapur, anëtarët e këshillit përzgjodhën gjyqtarin Bib Ndreca, Milena Muça dhe Daniela Shirka për të ushtruar detyrën e gjyqtarëve në këtë gjykatë, pasi prej muajsh ishin tre vende vakante. Ky propozim i anëtarëve të këshillit, pritet të dekretohet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani që tre gjyqtarët të fillojnë punën.
Ndërkohë për të dytën herë radhazi, anëtarët e Këshillit nuk shqyrtuan kërkesat e ministrit të Drejtësisë për procedimin ndaj gjyqtarëve. Shkak është bërë mungesa e ministrit dhe mospjesëmarrja e tij në mbledhje, duke detyruar anëtarët të shtyjnë procedimet disiplinore ndaj 4 gjyqtarëve të konstatuar me shkelje nga Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY